Izraeli ka filluar t’i lehtësojë masat kufizuese pasi disa studime atje kanë treguar se vaksinimi kundër COVID-19 ka pasë efekt pozitiv në parandalimin e shtrirjes së njerëzve në spitale.
Nga e diela, dyqanet, bibliotekat dhe muzetë do të hapen, por sërish duhet të mbahet distanca në mes njerëzve si dhe maskat duhet të përdoren, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Shëndetësisë atje ka deklaruar se kjo është faza e parë e kthimit në jetën normale.
Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Më shumë se 49% e njerëzve kanë marrë të paktën dozën e parë. Ata ishin bllokuar për herë të tretë më 27 dhjetor të vitit të kaluar.
Nën masat lehtësuese, njerëzit tani do të mund të hyjnë në qendrat tregtare dhe atraksionet turistike të tilla si kopshtet zoologjike.
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...