Dhjetë muaj më parë këtu në Kombinat, në katin e tretë të pallatit që ndodhet prapa shpinës time, nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetësakrifikuan, pasi besonin në ringjallje. E vetmja, që mbijetoi ishte vajza e madhe e familjes përmetare, Blerta Josifi.
Ajo qëndroi për disa kohë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, në të cilën u zbulua nga policia. Blerta Josifi dalëngadalë po i rikthehet jetës normale. Afro një muaj më parë, ajo është punësuar si arkiviste pranë Arkivit të Shtetit, ndërsa po qëndron në banesën ku humbi nënën dhe motrën.
“Me tezen e saj është shoqëruar një 3 apo 4 herë që e kam parë unë. Është e qetë. Këtu lart se kam parë të ngjitet.”, tha banori i zonës. Ndërkohë pyetjes nëse ia ka idenë nëse është e punësuar, banori tha; “Për punësim nuk besoj se është në gjendje, të kalojë gjithë atë fatkeqësi.”.
Psikologia Lorela Garuli shprehet se individë që kalojnë trauma të tilla duan një kohë të gjatë që të mund të trajtohen. Garuli thotë se punësimi, është një mënyrë e mirë për rehabilitimin e këtyre individëve, por thekson se duhet të jenë nën kujdesin e profesionistëve.
Ngjarja e Kombinatit, që tronditi mbarë opinionin publik është ende nën hetim nga prokuroria. Pavarësisht muajve që kanë kaluar, akuza nuk mundur të hedhë dritë mbi faktin nëse gratë e familjes Josifi u vetësakrifikuan me vullnetin e tyre, pasi besonin të Ringjallja, apo persona të tjerë i shtynë drejt një akt të tillë ekstrem. Ajo çfarë dihet nga hetimet e deritanishme është se Anisa Josifi qëndroi e vdekur në banesë për 15 muaj, pasi nëna dhe motra prisnin që ajo të ringjallej./BW/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...