Google ADS

Grida Duma: Nafta është me ujë, ne do të heqim taksat

01:03 | 21 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Ish-deputetja e PD, Grida Duma zhvilloi një takim me disa fermerë këtë të shtunë.

Diskutimi i tyre u ndal veçanërisht tek taksat dhe subvencionet nga shteti.

Grida Duma u zotua para tyre se mbështetja e fermerëve do të jetë në fokus të PD, ndërsa shtoi se do të hiqen edhe taksat për naftën.

“Toka që punohet nuk do taksohet! Subvencioni do jetë për çdo fermer. Nafta është me ujë! Naftën merreni tek “miqtë”. Jo ndihmë që nuk është nafta gjoja e ulur por të prish makina e mjete! “Po prishim edhe makineritë që me shumë mund i kemi blerë.” Ne do të heqim taksat e naftës për të gjithë që qeveria ka vendosur me patëdrejtë! Toka që punohet nuk do taksohet! Subvencioni do jetë për çdo fermer. Do të investohet në kanalizime me 50 milionë euro për çdo vit! Më 25 Prill Shqipëria Fiton!”, deklaroi Grida Duma, bën me dije “Vizion Plus”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme