Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i është drejtuar adminstratës Biden për “interesa të përbashkëta mes dy vendeve”, duke theksuar se “ato duhet të jenë më të mëdha se dallimet”.
Erdogan ka theksuar se dëshiron që të krijojë një marrëdhënie të favorshme me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund marrëdhënieve të ndara mes aletave të NATO-s, transmeton portal arbresh.info
Udhëheqësi turk theksoi se “interesat e përbashkët të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë më të mëdha se dallimet”, raportoi AFP.
Në komentet e lëshuara nga presidenca në një video në Tëitter, Erdogan tha “ne shpresojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë me administratën e re Amerikane mbi një bazë të favorshme”.
Turqia e kishte përshëndetur zgjedhjen e Presidentit të SHBA Joe Biden me disa dyshime, nga frika e një ngurtësimi të qëndrimit amerikan ndaj Turqisë për disa çështje.
Në të vërtetë, administrate e re amerikane ka qortuar Turqinë, duke kërkuar lirimin e udhëheqësit të shquar të shoqërisë civile Osman Kavala dhe duke kritikuar retorikën homofobike në një goditje ndaj studentëve demonstrues.
Këto deklarata ishin në përputhje me zotimin e Biden për të vendosur një përparësi të re në promovimin e demokracisë, por SHBA dhe Turqia kanë shumë mosmarrëveshje të tjera që mund të përkeqësojnë tensionet.
Erdogan në mënyrë defintive bleu sistemin e përparuar të raketave S-400 të Rusisë, duke lënë mënjanë paralajmërimet se po rrezikonte rolin e saj në NATO dhe duke detyruar ish-Presidentin Trump që të vendoste sanksione në industrinë turke të mbrojtjes.
Turqia gjithashtu ka akuzuar SHBA-në për mbështetjen e “terroristëve” dhe ambasadorin e saj pasi Uashingtoni refuzoi të mbështeste menjëherë pretendimin e Ankarasë se militantët kurdë kishin ekzekutuar 13 shtetas turq në Irak.
Uashingtoni u përpoq të zbuste mosmarrëveshjen diplomatike duke thënë më vonë të hënën se pranoi pretendimin e Ankarasë se “terroristët” kurdë të PKK kishin ekzekutuar 13 turqit në Irak.
PKK ka përdorur për dekada me radhë zonat malore të Irakut si një trampolinë për kryengritjen e saj kundër shtetit turk.
Të dy Uashingtoni dhe Ankaraja e shohin PKK-në si një organizatë terroriste, megjithatë SHBA e ka mbështetur milicinë kurde në konfliktin e Sirisë, e cila ka luftuar kundër Presidentit Bashar al-Assad./arbresh.info/
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese