Princi i Uellsit ka vizituar spitalin qendror të Londrës, ku babai i tij, Duka i Edinburgut, po vazhdon të trajtohet pasi nuk është ndjerë mirë.
Princi Philip u shtrua në spitalin e Mbretit Edëard VII si një masë paraprake të marten, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Sipas BBC, besohet se Duka do të qëndrojë në spital edhe gjatë javës së ardhshme.
Arsyeja e saktë e pranimit të tij nuk është zbuluar, megjithatë është e bërë e ditur se sëmundja e tij nuk ka të bëjë me koronavirusin.
Një burim i pallatit më parë tha se Duka, i cili do të mbushë 100 vjeç në qershor, ka hyrë në spital në këmbët e tij, pa nevojën e ndihmës.
Princi Charles, 72 vjeç, kaloi rreth 30 minuta në spital të shtunën pasdite. Ai u kthye në rezidencën e tij në Highgrove pas vizitës, tha një zëdhënës i Clarence House.
Sipas rregullave aktuale të bllokimit të koronavirusit të Anglisë, vizita e dikujt në një spital konsiderohet si një “justifikim i arsyeshëm” për të lënë shtëpinë, megjithëse shumë spitale kanë vendosur kufizime të konsiderueshme për vizitorët.
Nëntorin e kaluar, Mbretëresha dhe Princi Philip shënuan përvjetorin e 73-të të martesës duke publikuar një fotografi të tyre./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë