Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që në këto zgjedhje në komunën e Istogut të marrë 7531 vota gjithsej, apo shprehur në përqindje rreth 43.81%.
Në një listë të siguruar nga mediumi lokal IstoguChannel, Vjosa Osmani është më e votuara me 5658 vota, pasuar Valdet Januzaj me 3310 vota, pastaj Glauk Konjufca me 2893 vota.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë 1242 vota, ndërkaq Vasfije Krasniqi 1118 vota. Albulena Haxhiu mori vetëm 708 vota.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë tashmë janë publikuar, por rezultatet përfundimtare dhe certifikimi i tyre mund të marrë të paktën edhe dy javë.
Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje deri më tani, sipas projeksioneve ka arritur që e vetme të fitojë 56 ulëse, e që me votat nga diaspora, mund të rrisë edhe më shumë numrin e ulëseve në kuvend.
Disa nga partitë e komuniteteve joserbe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, prandaj nuk priten vonesa në krijimin e qeverisë së re, Kurti 2.
Sfidë e parë për koalicionin qeveritar do të jetë zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, pasi për këtë proces, nevojitet pjesëmarrja e mbi 80 deputetëve në votim.
Po ashtu ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora në Kosovë.
Përveç votave nga diaspora, KQZ-ja nuk ka nisur as procesin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...