Kryeministri Zoran Zaev sot tha se nëse dështon një pjesë e porosive do të mund të merren vaksinat “Sputnik”.
Zaev tha se janë porositur vaksinat kundër COVID-19 aq as Komisioni për Shëndetësi ka vlerësuar dhe mjaftueshëm që të bëhet imunizimi kolektiv.
““Nëse vazhdojmë të porosisim vaksina ‘Sputnik’, ajo që pason është me siguri ‘Astra Zeneka’, pastaj sasi të reja të ‘Fajzerit’, pastaj sasi të reja nga ‘Sinofarm’ dhe do të hasim të ketë pesë milionë vaksina në shtet. Ajo është e palejueshme për shkak të shpenzimit racional të parave publike. Prandaj kemi bërë marrëveshje aq sa kemi nevojë konform planit kombëtar për vaksinim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse dështon një pjesë e porosive dhe anulohet një pjesë e porosive me siguri ajo që pason si porosi është vaksina ‘Sputnik’”, ka thënë Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së Shtëpisë së re evropiane në Strumicë.
Zaev tha tha se vaksinimi është e drejtë sovrane e çdo vendi dhe nuk ka pengesa gjeostrategjike ose gjeopolitike për shkak se bëhet fjalë për shëndetësi./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...