Fuqizimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thonë ekspertët për çështje ekonomike, të cilët theksojnë se për t’u realizuar këto duhet të formohet një qeveri stabile.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se qeveria e re duhet me gjithë kapacitetin të angazhohen për rikuperim e dëmeve ekonomike, duke u fokusuar te sektori privat.
Tutje, Rukiqi ka përmendur që Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet me një situatë të vështirë dhe të komplikuar për shkak të pasojave të shkaktuar nga Coronavirusi dhe masave kufizuese për parandalim e saj.
“Ne edhe ato hulumtimet që i kemi pa të opinionit publik se çka presin nga partitë politike që i kanë votuar, shumicën e rasteve ka dominuar punësimi, dhe ne besojmë që punësimi i qëndrueshëm krijohet përmes zhvillimit të sektorit privat. Qytetarët nuk duhet me pasë pritje që punësimi krijohet në sektorin publik ose tash të gjithë të punësohen në institucione publike, apo në të tjera vende, pra punësimi i vetëm i qëndrueshëm krijohet përmes krijimit të rrethanave që sektori privat rritet, që ka më shumë investime, eksport, prodhim, më shumë shërbime dhe produkte tjera, dhe kështu krijohen rrethanat e punësimit dhe kështu duhet të jetë fokusi i qeverisë në ardhje”, tha Rukiqi.
“Po kjo qeverisje vjen në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, për shkak se kemi një gjendje ende të vështirë, në aspektin ekonomik si pasojë e pandemisë, pra Kosova gjatë vitit të kaluar për herë të parë është ballafaquar më një tkurrje ekonomike e cila ka ardhur ekskluzivisht si pasojë e pandemisë dhe kjo normalisht që do të lërë pasoja edhe këtë vit por edhe vitin tjetër pra nuk pritet një rikuperim i shpejtë i gjendjes ekonomike, pasi që rënia ekonomike si pasojë e pandemisë është menduar që do të rikuperohet më shpejtë në rrethana që pandemia do të zgjaste për një periudhë më të shkurtër kohore”, theksoi tutje ai.
Po ashtu, përballja me variante të ndryshme të Covid-19, do të jetë sfiduese për Kosovën, pasi ballafaqimi me Coronavirusin nuk pritet të përfundojë deri në vaksinimin e popullatës.
“Tani po shohim që gjitha indikacionet janë, jo vetëm tek ne por edhe në vendet e tjera që gjendja me pandeminë ndoshta me një ndryshim për shkak se tani kemi sadopak hapjet e ekonomive në të gjitha vendet, por megjithatë kjo gjendje që lidhet me menaxhimin e pandemisë dhe me kufizimet që e përcjellin këtë gjendje do të vazhdojë edhe për një periudhë të caktuar kohore gjitha variantet më optimiste flitet për fundin e verës 2021, apo vjeshtën e hershme të këtij viti si një kohë ku një pjesë e madhe e vendeve do të kenë një situatë pak më të mirë edhe për shkak të vaksinimit.
Tek ne edhe kjo është sfidë”, deklaroi ai.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...