Google ADS

Një grua në Alaskë kafshohet nga ariu derisa po përdorte tualetin

10:03 | 20 Shkurt 2021
L G

Një grua në Alaska tha se është sulmuar nga ariu derisa po përdorte tualetin në liqenin Chilkat.

Ajo tha se “bërtiti dhe u hodh” pas sulmit.

Ariu i kishte lënë shenjë në birë Shannon Stevens. Asaj i doli në ndihmë vëllai i saj pasi ia dëgjoi britmat. Kur ai e gjeti motrën në tualet pa ariun që kishte futur kokën në një vrimë të tualetit.

Stevens thotë se plaga i ishte shkaktuar nga thoi i kafshës kur e ka goditur.

Ajo ishte në pushime të fundjavës me vëllanë e saj dhe të dashurën e tij kur ndodhi incidenti.

“Unë shkova atje dhe u ula në tualet dhe menjëherë diçka më kafshoi prapanicën derisa u ula”, i tha ajo agjencisë së lajmeve Associated Press, raporton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme