Edhe pse lakra në vetvetëvë është një ushqim shumë i shëndetshëm, procesi i acidifikimit e bën atë një aleat edhe më të fortë në mbrojtjen e trupit tonë nga problem të shumta shëndetësore.
Gjatë acidifikimit ky ushqim lëshon lëng dhe ky lëng ka një mori vlerash shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
Ky lëng quhet shëllirë dhe disa njerëz i kanë njohur edhe më parë përfitimet shëndetësore që sjell kjo pije.
Forcon imunitetin
Lëngu i lakrës rekomandohet në ditët e ftohta. Mëqe dimri dhe vjeshta sjellin viruse që shkaktojnë problem shëndetësore, shëllira është plot me vitamina që forcon imunitetin tonë. Vitamina C, Vitamina B, kalciumi, magnezi, hekuri dhe zinku janë vetëm një pjesë e pasurisë që qëndron në këtë lëng.
Përmison tretjen
Nëse keni problem me kapsllëk, ky lëng është ideali për ju. Bakteret e mira që ndërtohen në shëllirë gjatë fermentimit sjellin ekuilibër në florën e zorrëve dhe e mbajnë atë të shëndetshëm.
Humbje e peshës
Lëngu i lakrës ka pak kalori dhe në të njejtën kohë përmban shumë fibra dhe vitamina. Vepron si një probiotik, duke e bërë atë një shtytës ideal për humbjen e peshës.
Largon dhimbjen e kokës
Nëse aksidentalisht keni pirë shumë alkool dhe zgjoheni me dhimbje koke, atëherë lëngu i lakrës do të largojë të gjitha efektet anësore që sjell shëllira. Me pak fjalë do të ndihmojë në hidratimin e trupit.
Forcon eshtrat
Vitamina K2 që ndodhet në këtë pije është shumë e rëndesishme për forcimin e kockave. Ajo aktivizon proteinat që ndihmojnë në thithjen e kalciumit, mineralit kryesor që ushqesh kockat. Vitamina K2 gjendet në lëngun e lakrës dhe në lakër turshi./arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...