Google ADS

Mësoni se çfarë ndodh me trupin nëse hamë qepë të kuqe çdo ditë

08:15 | 20 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Një racion me qepë të kuqe sjell të mira shëndetësore që nuk ua merr mendja.

Qepa e kuqe ka shumë përfitime shëndetësore dhe është e mirë nëse hahet e freskët, në mënyrë që të merrni të gjitha vitamiant dhe mineralet që ka, transmeton portali arbresh.info

Është e mirë që të konsumohet rregullisht, sepse lista e përfitimeve shëndetësore që ka është shumë e gjatë.

Qepët e papërpunuara përmbajnë përbërje squfuri dhe vitamina që janë thelbësore për shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu, qepët janë një burim i mirë i fibrave, vitamina C e cila është e rëndësishme për imunitetin dhe lëkurën e bukur, vitamina B6 e cila është e rëndësishme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut, acid folik i cili është thelbësor për rinovimin e qelizave, kalium i cili ka një efekt të dobishëm në presionin e gjakut dhe shëndetin e zemrës, si dhe manganin i cili është i rëndësishëm për shëndetin e indeve dhe kockave.

Mësoni se çfarë ndodh me trupin nëse hamë qepë të kuqe çdo ditë

Ndihmon që aparati tretës të funksionojë si duhet

Siç e kemi përmendur tashmë, qepët e kuqe janë të pasura me fibra, dhe ato janë të shkëlqyera për zorrët. Në rast kapsllëku, qepët janë shumë të dobishme, transmeton portali arbresh.info

Kontrollon diabetin

Nëse i konsumoni të freskëta, qepët mund të rrisin prodhimin e insulinës. Pra, nëse jeni diabetik, duhet të konsumoni sa më shumë qepë të freskëta.

Ndikimi që ka për shëndetin e zemrës

Konsumimi i rregullt i qepëve të freskëta mbron zemrën nga shumë sëmundje. Qepët mund të kontrollojnë presionin e lartë të gjakut dhe të hapin arteriet e bllokuara.

Kontrollon nivelet e kolesterolit

Është dëshmuar që kjo perime ka një efekt pozitiv te njerëzit me kolesterol të lartë. Nëse hahet rregullisht, mund të rregullojë nivelin e yndyrës në gjak.

Ndihmon njerëzit që vuajnë nga anemia

Vajrat e squfurit dhe sulfuret organike çojnë në lot kur presim qepët, dhe ato gjithashtu hyjnë në vrimat e hundës. Këto lot na ndihmojnë në trajtimin e anemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme