Duket që për herë të parë vendi ynë nuk do të ketë vonesa në formimin e institucioneve.
E krejt kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i marr votat që nuk do t’i duheshin shumë kalkulime të mund të formojë qeverinë.
Analisti politik Fitim Salihu, thotë se bllokim mund të ketë vetëm kur do të vijë koha e dakordimeve për presidentin.
“E vetmja arsye që mund të shkaktojë vonesa është zgjedhja e Presidentit, për të cilën nevojiten të votojnë 80 deputetë dhe të cilat Vetëvendosja aktualisht nuk i ka as me minoritetet”.
E se Vetëvendosjes do t’i ngel “gozhda në sharrë”, tek posti i Presidentit e thotë edhe analisti tjetër Fatmir Sheholli.
“Konsideroj që për formimin e qeverisë nuk do nevojitet kohë e gjatë. Kurse sa i përket presidentit është shumë diskutabile si do të kenë çasje partitë politike parlamentare”, deklaron Sheholli për arbresh.info.
Kujtojmë se në zgjedhjet 14 shkurti, në bazë të rezultateve preliminare, fituese ka dal Lëvizja Vetëvendosje, pas saj e dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa befasi e këtyre zgjedhjeve është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dal e treta. Për të hyrë në Parlament ka siguruar vota edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./V.Selimi/arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”