Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur që të shpallë gjendjen e katastrofës për Teksasin, duke u hapur kështu më shumë rrugë për fondet federale me qëllim që të shpenzohen në përpjekje të ndihmës.
Edhe pse energjia elektrike ka filluar të funksionojë pas disa ditësh shkëputje, rreth 13 milionë njerëz janë duke u përballur me vështirësi për ujë të pijshëm, shkruan BBC, transmeton poirtali arbresh.info
Gati 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në SHBA.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki konfirmoi se Biden i ka kërkuar ekipit të tij që të shpejtojë kërkesën e Teksasit për një shpallje të katastrofës.
Ai ka qenë gjithashtu në kontakt me kryetarët e bashkive të disa prej qyteteve më të mëdha të Teksasit, të tilla si Hjustoni, Austin dhe Dallas, për të siguruar që ata të kenë qasje në burimet qeveritare, tha një zyrtar i administratës.
Moti i keq ka ndërprerë ujin edhe në qytetin e Jackson, Misisipi, për rreth 150 mijë njerëz, si dhe për qarkun më të madh në Tenesi, që që përfshin qytetin e Memfisit, me mbi 651,000 banorë.
Në jug të SHBA-ve, për shkak të temperaturave të pazakonta, njerëzit që kanë probleme me ngrirjen e tubave, kanë shkrirë dëborë për ta kthyer në ujë.
Që nga e Premtja, rreth 180,000 shtëpi dhe biznese në Teksas kanë qenë pa energji elektrike. Mes temperaturave të ngrirjes në fillim të kësaj jave, rreth 3.3 milion ishin pa energji.
Rreth 13 milion njerëz, afër gjysma e popullsisë së shtetit, janë përballur me disa ndërprerje të shërbimeve të ujit pasi qindra sisteme uji janë dëmtuar nga ngrirja./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...