Google ADS

Rënia dhe ngritja e partive politike për 20 vjet

07:36 | 20 Shkurt 2021
S D

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, në Kuvendin e Kosovës do të hyjnë vetëm katër parti shqiptare. Herë rritje, e herë rënie, ky është rrugëtimi i këtyre partive në dy dekadat e fundit.

Lidhja Demokratike e Kosovës kulmin e saj e kishte në vitin 2001, ku kishte arritur që të marrë 45.6 për qind të votave.Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja arriti të marrë vetëm rreth 13 për qind të votave.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar rënie e ngritje në këto 20 vjet.Përqindjen më të madhe të votave e kishte në zgjedhjet e vitit 2007, derisa në zgjedhjet e fundit ka marrë 17.4 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2010, ku kishte siguruar 12.6 për qind të votave. Ndërkohë, në zgjedhjet e së dielës, Vetëvendosja është renditur partia e parë.

Rënie e ngritje ka pasur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, kjo parti ka marrë vetëm 7.4 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme