Republika Çeke ashpërson rregullat e përdorimit të maskave

07:20 | 20 Shkurt 2021
S D

Republika Çeke do të forcojë rregullat e saj të përdorimit të maskave duke u kërkuar qytetarëve të mbajnë maska të gradës mjekësore në disa zona, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny.

Duke filluar nga e hëna, njerëzit duhet të përdorin maska që filtrojnë grimcat ose me stukturë nanoargjend për mbrojtje më të lartë kur hyjnë në dyqane, transport publik ose spitale.

“Qytetarët duhet të mbajnë maska të gradës mjekësore FFP2 ose FFP3, por mund të lejohet edhe mbivendosja e dy maskave normale kirurgjikale”, tha Blatny, raporton ATSh.

Republika Çeke aktualisht po lufton me një rritje të infektimeve të reja ditore, që, sipas qeverisë, është për shkak të përhapjes së variantit më infektues të COVID-19, i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme