Google ADS

Dalin detaje të reja nga vrasja e çiftit Pasho në Itali

01:21 | 20 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho, në Itali.

Mediet vendase shkruajnë se disa gjurmë gjenetike, që mund të çojnë tek autorët e vrasjes u gjetën në tubin e kullimit të lavamanit të kuzhinës në një apartament në Firence, ku jetonte asokohe me qira, e fejuara e djalit të tyre.

Referuar këtyre provave që janë gjetur nga autoritetet dhe që kanë të bëjnë me larjen e duarve, larjen e thikës ose sharrës, që është përdorur nga autori për të copëtuar trupat e viktimave besohet se do të ndihmojnë në zbërthimin e ngjarjes.

Të hënën pritet të mbahej një seancë gjyqësore për të dyshuarit kryesorë, Elona Kalesha që në kohën e zhdukjes së çiftit Pasho, ka qenë e fejuara e djalit të tyre, Taulantit dhe vëllait të saj, Denisit që aktualisht është në burg për një tjetër histori.

Sipas hetuesve me 2 nëntor të vitit 2015 e cila mendohet të jetë edhe dita e vrasjes së çiftit Pasho, Elona Kaleshi priti prindërit e të dashurit të saj që kishin ardhur nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre i cili do të lirohej pas 4 vitesh nga burgu pas dënimit për trafik droge./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme