Ka reaguar Rudi për atentatin e tij dhe vrasjes së Xhemail Mustafës.
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Fetah Rudi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar lidhur me atentatin e tij dhe vr’asjes së Xhemail Mustafës.
Rudi ka thënë se organizatori dhe autorët, gjithashtu edhe ar’mët e përdorura në të trija jrastet janë të njëjtë.
Ai tha se këto detaje nuk janë të reja, këto janë konfirmim i asaj që ky i fundit thotë se pretendon që 20 vjet.
Tutje, Rudi tha se është mëkat se si drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore i di organizatorët dhe vrasësit e vrasjeve politike në Kosovë, e në të njëjtën kohë nuk ndërmerr asnjë hap për zbardhjen e tyre.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Rudit:
Te dashur qytetare,
Sic edhe keni lexuar tanime, ne media te ndryshme eshte publikuar nje dosje e UNMIK-ut, e ne te cilen jepen detaje per vrasjen e Ekrem Rexhes –Drinit, Xhemail Mustafes dhe atentatin ndaj meje.
Ne baze te kesaj, organizatori dhe autoret, si dhe armet e perdorura ne te tri keto raste janë te njejte.
Keto detaje nuk jane nje risi per mua, keto jane vetem konfirmim i asaj qe e kam thene tash e 20 vite. Une atehere, tash e gjithmone do ta them vetem te verteten.
Eshte mekat qe tash e 20 vite, drejtesia nderkombetare dhe ajo vendore, i dine me detaje organizatoret e vrasesit te cilen ben vrasjet politike ne Kosove, dhe nuk ndermoren asnje hap per zbardhjen e tyre.
Edhe pse organet vendore i kane dite gjitha këto, ato jo qe moren diçka per t’i zbuluar e arrestuar, por ata i veshin me petkun e institucioneve.
Une cdo here kam qene i gatshem per bashkepunim me drejtesine, si ate nderkombetare edhe ate vendore, ne menyre qe atentati ndaj meje, dhe vrasjet tjera politike te zbulohen dhe autoret te marrin denimin e merituar.
Drejtesia nderkombetare ka deshtuar. Shteti i Kosoves ka deshtuar.
Tash shpresa e vetme per zbardhjen e vrasjeve politike eshte Gjykata Speciale, e cila shpresoj dhe besoj qe do ta bej nje gje te tille.
Edhe njehere, kjo dosje eshte konfirmim i asaj qe kam thene tash e 20 vite, organizatoret dhe vrasesit dihen me emer dhe mbiemer.
I juaji, Fetah Rudi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...