Pas llojeve britanike, afrikane të jugut dhe braziliane, një mutacion krejtësisht i ri i koronavirusit është zbuluar në Finlandë.
Tani për tani, sipas televizionit finlandez YLE, është ende e paqartë nëse lloji i quajtur Fin-796H është më infektues se të tjerët. Virologu Oli Vapahalagti tregon se testi PCR nuk njeh llojin finlandez të koronavirusit, transmeton portali arbresh.info
Nuk ka shumë të dhëna për specifikat e tjera të llojit finlandez, përveç se ai ka disa karakteristika të mutacionit, të cilat janë të pranishme në të dy llojet britanike dhe të Afrikës së Jugut. Virologu i Universitetit të Turkut, Ilka Julkunen thotë se nuk ka arsye për shqetësim.
“Ne nuk kemi asnjë provë të qartë se ky lloj është më infektues ose që ka pasoja për imunitetin e njerëzve që janë ekspozuar ndaj koronavirusit, të cilët janë vaksinuar,” theksoi ai.
Instituti Finlandez i Shëndetësisë ende nuk ka njoftuar për zbulimin e llojit të ri të koronavirusit./arbresh.info/
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...