Danimarka mbyll përkohësisht kufirin me Gjermaninë

23:25 | 19 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Autoritetet daneze kanë njoftuar se po mbyllin përkohësisht kufirin me Gjermaninë për shkak të përhapjes së koronavirusit në qytetin e Flensburgut në Gjermaninë veriore.

Përveç këtij vendimi, Ministria daneze e Drejtësisë njoftoi futjen e një shkalle më të lartë të kontrolleve kufitare në të gjitha pikat kufitare, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info

Uebfaqja zyrtare e autoriteteve lokale në qytetin gjerman të Flensburg njoftoi se shkalla e infeksionit është 193 për 100 mijë banorë dhe se prania e varianteve të mutuara të virusit është konfirmuar në 50% të rasteve.

Nga nesër në këtë qytet gjerman do të vendoset një shtetrrethim që zgjat nga ora 9 deri në 5 të mëngjesit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme