Google ADS

Haziri: Vrasja e Xhemail Mustafës po fillon të zbardhet

22:07 | 19 Shkurt 2021
L G

Pas publikimit të një lajmi për vrasjen e ish-anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhemail Mustafa, që ishte edhe zëdhënës i partisë dhe këshilltar i lartë për media i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova, dhe të Ekrem Rexhës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar Lutfi Haziri.

Nënkryetar i LDK-së Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se më në fund pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.

Në një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se “vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet.”

“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike. Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar Haziri.

Ai, poshtë postimit ka publikuar edhe linkun e lajmit ku flitet për dosjen e UNMIK rreth të dyshuarve për vrasjen e Mustafës.

Xhemail Mustafa ishte vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë, në hyrje të apartamentit të tij.

Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë.

Mustafa nuk është i vetmi anëtar i LDK-së, i cili u vra pas lufte dhe askush për këto vrasje ende nuk është gjykuar./arbresh.info/

Të ngjashme