Pas Shkodrës, e Tiranës, vaksinimi i të moshuarve ka nisur këtë të premte në Gjirokastër e Fier.
76 doza u janë dërguar në qytetin e gurtë për moshën e tretë dhe stafin që përkujdeset për ta, ndërsa me 80 vaksina në Fier u përdorën për rezidentët në shtëpinë e të moshuarve dhe personelin shëndetësor.
Në nisjen e procesit ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u është shmangur mediave, ndërsa ndryshe nga herët e tjera ai nuk e ka transmetuar në rrjetet sociale aktivitetin.
Në qarkun verior të Shkodrës, vaksinimi është transferuar nga pallati i sportit në mjediset e ISHP, ndërsa Drejtoresha e Shëndetit Publik Xheni Halili thotë se në këtë qendër po kryhen 250 vaksinime në ditë.
“Edhe sot është planifikuar po ashtu i njëjti numër, diku të 250 vaksinime. Sot dhe nesër mbyllet vaksinimi i stafit të kujdesit shëndetësor në spitale.”
Bluzat e bardha në Gjirokastër, Tepelenë e Mallakastër, Sarandë e Delvinë do të udhëtojnë drejt Vlorës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...