Në orën 22:55 në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të Igli Kanit, 28 vjeç, banues në Krujë.
Paraprakisht, policia thotë se dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Klan News raporton se Kani është sekretar i gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, e arrestuar për korrupsion së bashku me 9 persona të tjerë.
Po sipas Klan News, vetë Kani ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe pretendon se zjarrvënia mund të ketë ndodhur për çështje që lidhen me detyrën.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...