Franca do të fillojë me lehtësimin e “lokdaunit”. Mbajtja e koncerteve dhe festivaleve do të lejohet me numër të kufizuar të publikut, shkruan gazeta “Figaro”.
Gazeta i referohet deklaratës së ministres franceze të Kulturës, Rozlin Bashlot.
Ajo shpjegoi se autoritetet planifikojnë të lejojnë mbajtjen e festivaleve dhe koncerteve në fund të pranverës dhe verës, nëse në to nuk marrin pjesë më shumë se 5.000 njerëz.
Kusht është që të gjithë shikuesit të kenë vend për t’u ulur, ndërsa të pranishmit të mbajnë maska dhe të mbajnë distancë fizike.
Përveç kësaj, qeveria do të krijojë fond prej 30 milionë eurosh, i cili do ta kompensojë dëmin në rast të anulimit të ndonjë ngjarjeje për shkak të pandemisë së koronavirusit. Edhe 15 milionë euro do të dedikohen për regjistrimin e ngjarjeve dhe transmetimin e tyre në internet./arbresh.info/
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...