Tre makina janë përshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çlirimi rreth orës 2:30. Makinat e djegura janë një Mercedes Benz, një Audi A4 dhe një automjet transporti tip “Fiat”. Sipas informacioneve të marra dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Fillimisht nga flakët është përfshirë mjeti tip Benz në pronësi të shtetasit M. K, me pas flakët janë përhapur në të dyja anët duke përfshirë dhe dy automjetet e tjera. Policia e Lushnjes po heton lidhur me këtë ngjarje ku si ndihmë do jenë kamerat e sigurisë që kanë në këtë zonë.
Lushnjë, Informacion paraprak
Sot rreth orës 03:15, në lagjen “Çlirimi” Lushnje, në parkimin e jashtëm të një qëndre tregëtare, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.
Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...