Gruaja e re është bërë protestuesja e parë që humbi jetën pasi u qëllua në protestat kundër grusht shtetit në Mianmar.
Mya Thwe Thwe Khaing, 20 vjeç, u plagos në fillim të javës së kaluar kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit duke përdorur top uji, plumba gome dhe fishekë, transmeton portali arbresh.info
Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, ajo ishte plagosur në kokë nga një plumb.
Në Mianmar janë zhvilluar protesta disa ditë rresht pasi ushtria vendosi që të përmbysë qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.
“Ndihem vërtet e trishtuar dhe nuk kam asgjë për të thënë,” i tha vëllai i saj Ye Htut Aung agjencisë së lajmeve Reuters.
“Ne do të kërkojmë drejtësi dhe do të ecim përpara,” i tha mjeku agjensisë së lajmeve AFP, duke shtuar se stafi ishte përballur me presion të madh që kur ajo u dërgua në njësinë e tyre të kujdesit intensiv.
Mya Thëe Thëe Khaing, e cila mbushi 20 vjeç pasi u qëllua, ka qenë duke luftuar për jetën që kur u dëgua në spital, më 9 shkurt.
Ajo kishte marrë pjesë në një protestë në vendin e Azisë Juglindore e cila pa policinë duke përdorur top uji kundër protestuesve të cilët nuk pranuan të tërhiqeshin.
Myanmar tani është në një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare, pasi ushtria mori pushtetin pas një zgjedhje të përgjithshme që pa Lidhjen Kombëtare të Demokracisë të Suu Kyi të fitojë me një rezultat të madh.
Ushtria pretendon se rezultatet e zgjedhjeve janë mashtruese dhe kërkojnë një përsëritje të votave./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...