Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të UÇK -së, do të paraqiten sot para Gjykatë Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015-të.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër organizatorët e kësaj proteste.
Seanca do të fillojë në ora 09:30.
“Për datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës. Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së. Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e protestës së veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktësisht bëhet fjalë për protestën e gushtit të vitit 2015”, ka shkruar Qeriqi në profilin e tij “Facebook”.
Për, nesër me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e…
Posted by Xhevdet Qeriqi on E enjte, 18 Shkurt 2021
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës