Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës.
Nëpërmjet një dalje publike Duma tregon se në Kavajë dëgjoi problematikat e banorëve, në situatën në të cilën ndodhen.
Ndërkohë, përfaqësuesit e biznesit janë shprehur se problemet janë të shumta, duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit.
“Kemi litarin në fyt”, – i thanë Dumës përfaqësuesit e biznesit.
Sipas tyre ata janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.
Grida Duma, u ka treguar përfaqësuesve të biznesit se PD, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë./Opinion.al
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...