Google ADS

Ahmeti: Kurti ka tendenca autoritare, jo diktatoriale

23:31 | 18 Shkurt 2021
L G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk është e drejtë që t’i kontestohet Albin Kurtit pozita e kryeministrit, duke theksuar se dëshiron që i pari i Lëvizjes Vetëvendosje ta ketë mundësinë e qeverisjes dhe më pas të shihet se do të punojë apo nuk do të punojë për qytetarët e vendit.

Ahmeti  në Klan Kosova ka deklaruar se disa njerëz e kanë krijuar një bindje se Kurti mund të krijojë një diktaturë në Kosovë që sipas tij kjo nuk mund të ndodh.

“Disa njerëz e kanë krijuar një bindje që mund të krijohet një diktaturë, në kushtet e sotshme kjo është e pamundshme, ai mendoj se ka tendenca autoritare. Kjo duke filluar nga slogani që e kishte “Krejt dhe Drejt”, këtu me dëshirë apo pa dëshirë mund të quhet person me tendenca autoritare. Nuk është edhe që ju pengon kjo ndoshta disave”.

Ahmeti ka pohuar se nëse Kurti dhe Qeveria e tij e ardhshme nuk tregojnë rezultate të mira atëherë ata munden të krijojnë ‘spektakël’.

“Nëse nuk ka suksese dhe rezultate mund të shkojnë në spektakle, mendoj se ata e kanë dëshmuar më herët këtë, unë i njoh ata njerëz shkojnë në spektale. Ata mund të bëjnë veprime të shpejta që ju pëlqejnë qytetarëve, si shembull ndonjë arrestim apo edhe shprehje shkon ‘Lumezi’ vjen ‘Elezi’ apo edhe presion t’i bëhet Valdete Dakës”.

“Testi më i madh i LVV-së që mund të ndodh është kur Qeveria të përfshihet në ndonjë aferë korruptive, unë nuk po them që Kurti është i korruptuar, por del dikush si Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës, që e sulmon qytetarin. Relativizimi i çdo gjëje që ti e ke bërë dhe problematizimi i çdo gjëje që tjetër kush e ka bërë, të fusin në atë qarkun e pushtetit që ia nisin njerëzit me të dashtë, dhe atëherë fillon me mendu se gjithçka që bën ti është e mirë”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme