Vdes nga Covid-19 infermierja kosovare

22:50 | 18 Shkurt 2021
A. B.

Infermierja e QKUK-së, e cila shërbente në Klinikën e Neurologjisë, nuk ka arritur që ta përballojë Covid-19.

Për vdekjen e saj, ngushëllimë kanë shprehur edhe nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK. Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve. Në emër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, familjes së ndjerës dhe gjithë kolegëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kësaj sindikate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme