Rugova thotë se Kryesia e tanishme e LDK-së po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për kryetar të partisë

22:31 | 18 Shkurt 2021
L G

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ngjarjet që po zhvillohen pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kreu i LDK-së.

Rugova thotë se kryesia në dorëheqje e LDK-së po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për kryetar të partisë.

Rugova thotë se kryetari i ri i LDK-së duhet të zgjedhjet me votë të fshehtë dhe përmes garës demokratike.

“Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve. Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë”, ka shkruar më tej Rugova./arbresh.info/

Të ngjashme