Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, nga gjithsej 85.179 persona që janë paraqitur për vaksinim, 38.000 janë të moshës mbi 70 vjet.
Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut filloi dje me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësorë.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta.
“Me vaksinat, çdo ditë jemi më afër fundit të pandemisë së coronavirusit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/