Google ADS

Ish-ministri i Mbrojtjes: Serbia po armatoset vazhdimisht, kërcënim real

19:06 | 18 Shkurt 2021
L G

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Strategjinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, këtë vendim po e cilëson si shumë kontribuues për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

Ai tha se Serbia vazhdon të jetë kërcënimi real për Kosovën, por se qytetarët e vendit s’duhet shqetësuar për siguri derisa është FSK-ja dhe KFOR-i.

“Serbia vazhdimisht po armatoset me armë të kalibrave të ndryshëm dhe armatimi që ata e blejnë tregon edhe për pretendimet e tyre që i kanë në rajon. Edhe vlerësimi i kërcënimeve se Serbia është një prej shteteve apo fqinjëve që e rrezikojnë Kosovën është shumë i saktë”.

“S’është hera e parë që kanë dalë me deklarata kërcënuese. Nuk mendoj se ka seriozitet në to përpos politikës ditore që e bëjnë. Përveç FSK-së në Kosovë janë edhe partnerët tonë, KFOR-i, prandaj qytetarët s’e kanë asnjë arsye që të brengosen, sepse për çdo ditë institucionet e Kosovës po forcohen”.

Berisha në Info Magazine tha se Kosova s’duhet të pranojë vaksina nga Serbia për të ndaluar përpjekjen e saj që të duket shtet human para botës derisa në të vërtetë është krejt e kundërta.

Të ngjashme