Google ADS

Shërohen tre kosovarët që u infektuan me virusin britanik të COVID-19, s’raportohet për raste tjera

18:00 | 18 Shkurt 2021
L G

Më 29 janar u bë e ditur se 3 persona kanë rezultuar pozitiv me variantin anglez të COVID-19.

Një gjë e tillë u bë e ditur për media nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Gjendja e tyre nuk ka qenë e rëndë, ndërsa të tre këta pacientë tashmë janë shëruar nga virusi. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që varianti i ri i COVID-19 ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga 5 janari.

Derisa, vlerësohet se në vend ka edhe raste tjera të infektuara me këtë virus, por që deri tani nuk është raportuar asnjë.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 285 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë./Express/

Të ngjashme