Google ADS

Pele: Kam pasur aq shumë afera dashurie, saqë s’e dija sa fëmijë i kisha

16:08 | 18 Shkurt 2021
A. B.

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka shokuar në një dokumentar të transmetuar në Netflix, pasi ka deklaruar se ka pasur aq shumë lidhje me vajza të ndryshme, sa nuk e dinte numrin e fëmijëve të tij.

Tashmë në moshën 80-vjeçare, Pele ka qenë një nga sulmuesit më të famshëm në botë në kohën e tij dhe është martuar zyrtarisht tre herë, por ka pranuar se ka pasur shumë lidhje martesore, nga një pjesë e madhe e të cilave kanë ardhur në jetë edhe fëmijë.

“Të jem i ndershëm, kam pasur shumë lidhje jashtëmartesore, nga një pjesë e të cilave kemi sjellë në jetë edhe fëmijë. Megjithatë për ekzistencën e fëmijëve, jam vënë në dijeni shumë kohë më vonë”, tha Pele.

Një nga vajzat të cilës Pele nuk ia njohur kurrë këtë të drejtë, as pasi e fitoi me vendim gjykate në vitin 1996, ishte Sandra Machado, e ardhur në jetë pas një marrëdhënieje dashurie mes sulmuesit e kamerieres Anisia Machado. Sandra vdiq nga kanceri në vitin 2006.

Aktualisht Pele ka 5 fëmijë të ligjshëm nga dy martesat e para me Rosemeri dos Reis Cholbi dhe Assiria Lemos Seixas, si dhe Flavian, një vajzë të ardhur në jetë nga një marrëdhënie me gazetaren Lenita Kurtz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme