Një sherr i çastit ka lënë të plagosur një person në Shkodër. Mësohet se pas një debati verbal që ka pasur mes dy personave, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me mjete të forta në kokë duke i shkaktuar disa plagë.
Tvklan raportoi se sipas dëshmitarëve i lënduari ka qëndruar i shtrirë në trotuar për disa minuta. Është dashur ndërhyrja e ambulancës që e ka transportuar në spitalin e Shkodrës.
Policia njoftoi më pas se i plagosuri, një 31-vjeçar me iniciale K.B. fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili është identifikuar nga ana e tyre. E gjithë skena është regjistruar në lagjen Qemal Stafa, në qendër të qytetit. Siç duket nga pamjet bëhet fjalë për një zonë të populluar.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...