Google ADS

Nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve: Vlerësohen mbi 6 mijë zarfe nga diaspora, refuzohen mbi 1 mijë

13:23 | 18 Shkurt 2021
Arbresh.info

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën sipas procedurave të parapara. Aktualisht në këtë qendër janë duke u zhvilluar disa procese, të cilat janë të domosdoshme për t’u kryer në mënyrë që të KQZ-ja të bëjë të mundur shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët

  1. PROCESIMI I TË DHËNAVE TË FORMULARËVE: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar me procesimin e të dhënave nga formularët e rezultateve. Deri më tani, nga 2 mijë e 382 vendvotime, janë procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime apo rreth 59%.

 

  1. SKANIMI I LISTËS PËRFUNDIMTARE TË VOTUESVE: Po ashtu, QNR-ja është duke vazhduar me skanimin e listës përfundimtare të votuesve, në të cilën janë nënshkruar votuesit në ditën e zgjedhjeve. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 1 244 vendvotime apo rreth 53% e saj. Ky aktivitet është i domosdoshëm për të na siguruar se nuk ka raste kur ndonjë votues ka marrë pjesë në votim në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht.

 

  1. PROCESI I VLERËSIMIT TË PAKOVE TË SUPOZUARA ME FLETËVOTIME Shërbimi Votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre. Siç e dini gjatë periudhës së votimit përmes postës kemi pranuar rreth 43 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime. Ky proces, ka për qëllim të verifikojë çdo pako dhe vetëm pas disa ditësh do të mund ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve nga jashtë vendit.

Nga procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime janë janë aprovuar 4 mijë e 811 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891 zarfe me fletëvotime. Arsyet se përse janë refuzuar kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit; nga votues të paidentifikuar (votim grupor); nga votues që kanë bashkangjitur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme