Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka ripërsëëritur kërkesën e tij për nisjen e dialogut Kosovë-Serbi, menjëherë pas formimit të qeverisë të re.
Ai ka thënë se gjatë procesit të mëhershëm, është arritur pajtueshmëri me palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme për të dy palët, e për zgjidhjen e të gjitha çështjeve.
“Arritëm që të pajtohemi me të dy palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme e cila do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve. Kemi arritur pajtueshmëri për marrëveshjet e para në këtë proces, kështu që as situata me COVID-19 nuk ishte pengesë për dialog”, ka thënë Lajçak për TVCG.
Ai ka thënë se procesi ndonëse ishte ndërprerë, është arritur që i njëjti të kthehet në binarë.
Në këtë kontekst, Lajçak ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë pas formimi të qeverisë së re ne Kosovë./lajmi.net/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...