Pas një pune të përbashkët midis dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, për herë të parë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e mbrojtjes midis ministrive të Mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë.
Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Evroatlantike (DBNIE), kolonel Hasan Hoxha në emër të Ministrisë̈ së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kolonel David Morpurgo nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë.
Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes, të cilat do të realizohen midis Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë̈ dhe Forcës së Sigurisë̈ së Kosovës.
Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe shefi i Departamentit të Planifikimit dhe Financave në SHPFSK, kolonel Agron Bajrami, shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim në SHPFSK, kolonel Ejup Maqedonci dhe znj. Edona Abazi-Zylfijaj, zyrtare e DBNIE-së.
Nga pala italiane në bisedimet ishte prezent edhe kom. Miretti, nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë.
Delegacioni ynë, në Romë, u prit edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, nga ambasadorja Lendita Haxhitasimi. Ajo u njoftua nga delegacioni ynë për planin bilateral të nënshkruar. Ambasadorja Haxhitasimi premtoi mbështetjen e saj në funksion të realizimit sa më efektiv të planit përkatës si edhe angazhimin e saj në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis dy ministrive dhe forcave respektive.
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...