Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Kosovën në të cilin thuhet se Kosova është goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.
“Përkundër mbështetjes së politikës, aktiviteti ekonomik vlerësohet të ketë rënë 6 për qind në vitin 2020 për shkak të efektit të kombinuar të masave të rrepta të kontrollit të brendshëm dhe kufizimeve ndërkombëtare të udhëtimit”, thuhet në përmbledhje të raportit.
Në raportin 89 faqësh thuhet se deficiti fiskal u rrit në 7.7 përqind të PBB-së, duke pasur parasysh rënien e madhe të të ardhurave nga taksat dhe zbatimin e masave zbutëse dhe rimëkëmbëse prej 4.2 përqind të PBB-së, shkruan arbresh.info.
Deficiti i llogarisë korente vlerësohet të jetë rritur në 7.5 përqind të PBB-së kryesisht për shkak të një rënieje të madhe të flukseve hyrëse të diasporës, më së shumti në turizëm.
Rezervat ndërkombëtare bruto ranë por mbeten të përshtatshme pjesërisht për shkak të blerjes nën Instrumentin e Financimit të Shpejtë të FMN-së (RFI) në Prill 2020 dhe përdorimit të financimeve të tjera të jashtme.
Bankat e kanë përballuar mirë recesionin deri më sot, dhe nivelet e larta të likuiditetit para-COVID19 dhe mbrojtësit e shumtë të kapitalit parashikojnë mirë stabilitetin e sistemit./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...