Sonte (e enjte) do të fillon faza e fundit dhe vendimtare e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.
Në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje brenda dy ditëve.
‘Dardanët’ sonte do të takohen me Luksemburgun, kurse më 20 shkurt luajnë ndaj Sllovakisë. Të dy këto ndeshje zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Në Grupin B, lider është Islanda me tri fitore dhe një humbje, kurse Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Luksemburgu ka një fitore dhe tri humbje.
Të gjitha përfaqësueset kanë gjasat e tyre për kualifikim. Nëse Kosova fiton dy përballjet, atëherë do të kualifikohen tutje, pa marrë parasysh rezultatet në takimet tjera.
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...