Të gjithë e dimë që temperaturat e larta shkatërrojnë bakteriet dhe viruset, prandaj shumica prej nesh as nuk mendon që të lajë ushqimet para se t’i gatuajë.
Ekspertët thonë se nuk duhet të lani të gjithë ushqimin para trajtimit të nxehtësisë. Për shembull, nuk është e nevojshme të lani mishin dhe peshkun, sepse ne përhapim baktere patogjene përmes pikave të ujit në kuzhinë, transmeton portali arbresh.info
Edhe një spërkatje miniaturë e ujit në tavolinën e punës është e mjaftueshme që listeria dhe salmonella të shumohen.
Por çfarë lidhje ka kjo me vezën?
“Bakteriet e njohura si salmonelë jetojnë në zorrët dhe jashtëqitjet e shpezëve dhe mbesin në lëvozhgë. Salmonela është shumë e qëndrushme dhe nuk vdes në temperatura të larta”, thonë ekspertët nga Unioni i Konsumatorëve në Rusi.
Vezët e pulës duhet të duken të pastërta, kjo është kërkesa e parë që fabrikat e vezëve duhet të ploëtsojnë.
Rezulton se vezët e lara mund të ruhen jo më shumë se 12 ditë. Kur nuk “trajtohen”, ato mund të mbahen në frigorifer deri në 90 ditë. Kjo është arsyeja pse larja e vezëve të sjella nga dyqani nuk është një ide e mirë, pasi ua shkurtoni jetën atyre.
Megjithatë, para se ti gatuani, lajini, sepse shmangni infeksionet e ndryshme, përfshirë edhe Covid-19.
Mundësia e infektimit me koronavirus përmes ushqimit është shumë e vogël. Meqenëse vezët janë gatuar, shanset e ndotjes janë inekzistente. Të njëjtat masa paraprake duhet të zbatohen në paketim si për të gjitha sendet e tjera të sjella nga rruga ose nga vendet publike, përfshirë dyqanet. Nëse prekni diçka, lani mirë duart.
Kur zieni vezët, për shkak të qëndrimit të gjatë në temperaturë të lartë të ujit, salmonesha shkatërrohet.
Ekspertët këshillojnë që të bëhet kujdes me konsumimin e vezëve të papërpunuara, sidomos për ata që bëjnë fitnes, sepse mund të rrezikohen nga infeksione të ndryshme./arbresh.info/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...