Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se “Kosova është një çështje e përgjithshme serbe dhe është çështja më e rëndësishme shtetërore në Serbi”.
Ai në një intervistë për Sputnikun rus deklaroi mes tjerash se “besojmë se Kosova është djepi i popullit tonë”.
“Kurti, i cili flet për kushtet për dialog, padyshim që dëshiron një monolog, dhe dialogu kërkon të paktën dy palë. Serbia ka një qasje të qartë – që Asociacioni I Komunave Serbe duhet të formohet. Historia shqiptare është ta parandalojë atë. Sigurisht, të huajt duhet të jenë neutral. Unë e di që rreth Kosovës ata duan ta thyejnë atë. Fakti që Biden dërgon një mesazh që thotë – “njohja e ndërsjellë” flet shumë për sa është humbur. Pavarësisht se është një nga udhëheqësit më të fuqishëm në botë , është një histori analfabete, duke pasur parasysh se Serbia nuk ka nevojë për njohje”.
“Kurti që sillet triumfalisht do të duhet të përballet me rrethana reale, me një kuazi-komunitet që në mënyrë të rreme paraqitet si shtet, por nëse do të bëhet zyrtarisht varet nga Serbia. Do të ishtë më mirë që ai të negocionte “, deklaroi Dodik.
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator