Policia në Rio de Janeiro ka nisur një hetim për shkak të raporteve se një numër njerëzish nga grupet e rrezikut janë vaksinuar me shiringa të zbrazëta.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e punonjësve shëndetësore që vaksinonin të moshuarit me shiringë të zbrazët, transmeton portal arbresh.info
Menjëherë policia u ka bërë thirrje autoriteteve lokale dhe zyrtarëve shëndetësore për të ndihmuar në përpjekje për të kuptuar se çfarë ndodhi me të vërtetë me vaksinat.
Në shtetin e Rio, janë raportuar të paktën tre raste të asaj që mediat lokale i quajnë “injeksione ajri”, në të cilat punonjësit shëndetësorë janë vaksinuar nga shiringat e zbrazëta.
Personeli i përfshirë në mashtrim u pushua nga puna dhe njerëzit e moshuar që morën vaksina të rreme u vaksinuan më vonë, thanë autoritetet shëndetësore.
Nëse policia përcakton se vaksinat janë ridrejtuar në një anë tjetër, ata që përfshihen në atë skandal mund të ndiqen penalisht për përvetësim, për të cilin parashikohen burg deri në 12 vjet./arbresh.info/
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...