Francë: Mbi 25 mijë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

00:02 | 18 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Franca ka raportuar 25,018 raste të reja të infeksioneve me Covid-19 vetëm në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve është shënuar rritje e numrave të të infektuarve, transmeton portal arbresh.info

Në veçanti në Francë, ekziston një model i qartë gjatë gjithë javës për sa i përket niveleve të regjistruara të rasteve të koronavirusit, me më pak raste që raportohen në fillim të javës. Ministria franceze e shëndetësisë raportoi 310 vdekje të reja Covid-19 kundër 586 të martën, duke e çuar gjithsej në 83,122, shkruan Guardian.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani qëndron në 3,514,147./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme