Në Shqipëri në vijim është vaksinimi i personave të akomoduar në shtëpitë e pleqve, që dje filloi me vaksinimin në këtë institucion nga lloji I tillë në Shkodër.
Sot filloi vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e pleqve në Tiranë, vijimi i të cilit nga afër e ndoqën kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu.
“Dje filluam me vaksinimin në shtëpinë në Shkodër dhe nga sot vazhdojmë në të gjithë vendin. Në total ka rreth 700 të moshuar në të gjitha shtëpitë. Pjesa tjetër janë punonjës. Pra, rreth 1.000 të moshuar dhe staf do të vaksinohen”, tha Manastirliu.
Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë të imunizojë personat mbi moshën 80 vjeç, dhe më pas, me mbërritjen e sasisë së re të vaksinave Fajzer (rreth 30,000) deri në fund të muajit dhe të gjithë popullsisë.
Kjo është kategoria e dytë, e cila në Shqipëri mbulohet nga vaksinimi, pas personelit në katër spitalet për kovid në Tiranë, nga dje dhe atyre në spitalin rajonal të Shkodrës dhe nesër fillon në Vlorë.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...