Spanjë: Sekuestrohen 4 milionë maska të kontrabanduara

23:29 | 17 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Policia spanjolle njoftoi sot se ka sekuestruar pothuajse katër milion maska mjekësore në një hotel në periferi të Madridit.

Maskat ishin paketuar në kuti kartoni dhe ishin vendosur në magazinën e hotelit, ka deklaruar policia, tranmseton portal arbresh.info

Kutitë mbanin si shënim KN95 dhe FFP2.

Policia gjithashtu ka gjetur një printër me të cilin janë shtypur shenjat.

Forcat e sigurisë kontrolluan hotelin pas një thirrje për një tubim të ndaluar që po zhvillohej pavarëisht masave të rrepta të izolimit. Gjatë kontrollës janë gjetur edhe maskat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme