Qeveria greke ka marrë vendim që të pezullojë vaksinimin kundër koronavirusit, pasi stuhia e ftohtë e quajtur “Medea”.
I ftohti ka bërë që fluturimet, trenat dhe portet në Greqi të pezullohen, transmeton portal arbresh.info
“Medea” ka shkaktuar gjithashtu mbylljen e rrugëve dhe autostradave në disa zona malore dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në shumë vende.
Sipas njoftimit të departamentit të zjarrfikësve grekë, zjarrfikësit kanë shpëtuar me sukses dhjetëra njerëz të bllokuar në makina për shkak të borës së madhe.
Ekspertët lokalë të meteorologjisë vlerësojnë se moti i rëndë do të zgjasë deri në fund të datës 17 shkurt.
Sipas të dhënave të monitorimit të Observatorit Kombëtar të Athinës, temperatura më e ulët në Greqi u shfaq në rajonin verior të Kozanit me minus 19,9 gradë Celsius./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...