17 shkurti i vitit 2008 është pika më kulmore për Kosovën dhe shqiptarët.
Kështu thotë, Fatmir Sejdiu, Presidenti i parë i Republikës së Kosovës në një intervistë për arbresh.info.
13 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Presidenti i parë i Republikës, thotë se duhet bërë shumë punë për të nxënë kohën e humbur.
Sipas tij, të rinjtë janë ata që duhet të jenë pjesë e projekteve të rëndësishme në tregun Evropës.
“Kosova e ka shansin vetë ta bëjë ketë punë, sepse ka shumë faktor që i ka prej Zotit, prej natyrës, e para ka pasuri të paskajshme të saj në kuptimin e pasurive minerale që janë shumë të çmueshme dhe janë të rralla, flas për Trepçën për Lignitin dhe komplekset e tjera. E dyta, ka një tokë të jashtëzakonshëm me klimë të përshtatshme. Dhe, e treta, ka një brez të njerëzve, rininë të shkolluar mirë, të cilët kanë mundësi të ofrojnë projekte dhe të jenë konkurrentë në projekte të rëndësishme në tregun evropian”.
Sejdiu vlerëson se është përgjegjësi e institucioneve që shëndetësia, arsimi, ekonomia, sundimi i ligjit të japin “provime” në vazhdimësi.
“Nuk jemi pa brenga nuk jemi pa halle, nuk jemi pa sfida të shumta që mund të na dalin para edhe në ecje të mëtejshme por mendoj që kemi kapacitete që ta bëjmë një punë të mirë”, thotë Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
E kur jemi të sukseset e Kosovës për gjatë këtyre viteve, Presidenti Sejdiu thotë se mesazhi më i mirë në arenën ndërkombëtare për punën e popullit të Kosovës janë Dua, Rita, Majlinda, Nora, Shaqiri e Xhaka.
“Kosova u bë, por duhet që shqiptarët të bëjnë shumë për të lartësuar emrin e saj dhe për të dhënë një shpalosje të vërtet të ambicieve tona, të identitetit tonë real.
Dhe, ka siç shifet ‘shpërthime’ të mira në disa fusha, ta zëmë ne na bëjnë krenar këngët e Ritës e Duas, e të sportistëve kulmor siç janë Majlinda e Nora. Janë mesazhe të mira këto dhe kjo do të thotë se njerëzit e Kosovës mund të bëjnë punë të mëdha. Jemi një popull numerikisht i shpërndarë nëpër botë, por të mbledhim energjitë tona për të bërë punë të mëdha”./V.Selimi/arbresh.info/
LEXO EDHE
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës