Osmani në pritjen shtetërore: Për këtë ditë dhanë jetën shumë heronj e heroina të cilët do të kujtohen përjetësisht

20:34 | 17 Shkurt 2021
L G

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën patronazhin e ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani është organizuar pritje shtetërore.

Të pranishëm në ketë pritje ishin kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, përfaqësues të institucioneve vendore, ambasadorë të shteteve e përfaqësues fetar etj.

Me këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, para të pranishmëve tha se rezistenca paqësore e presidentit Rugova kundrejt një regjimi gjenocidal dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin Jashari dhe familjen e tij kurorëzuan përpjekjet tona për liri e për pavarësi.

“Për këtë ditë dhanë jetën shumë heronj e heroina të cilët do të kujtohen përjetësisht. Nën udhëheqjen e këtyre figurave emblematike ne mësuam se qëllimet madhore e kombëtare as nuk mund të përballohen e as nuk mund të realizohen pa unifikim”, theksoi Osmani.

Të ngjashme