Gold Ag me bashkëshorten dhe djalin vizitojnë Prekazin

17:57 | 17 Shkurt 2021
A. B.

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka treguar gjithmonë me krenari ndjenjën e atdhedashurisë.

E sot në përvjetorin e 13 të Pavarësisë së Kosovës, ka vendosur të vizitojë Prekazin, shkruan portali arbresh.info

Ai ka postuar dy fotografi në njërën ka treguar dhe lokacionin, teksa tjetrën fotografi e ka publikuar nga makina duke i bërë tag edhe bashkëshortes së tij, Ermirës.

Artisti uroi 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një fotografi pranë bustit të Adem Jasharit derisa në duar mbante djalin e tij, Guerilin.

Përndryshe, ai dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra, u gëzuan me fjalë më 28 nëntor të vitit të kaluar, ashtu siç edhe kishin shprehur publikisht dëshirën e tyre që djali tu vinte në jetë ditën e flamurit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme